TIA: Deklarata e Ministrisë se Brendshme e pasaktë


TIA: Deklarata e Ministrisë se Brendshme e pasaktë

18:15 10/04/2019

Grabitja në aeroport po sjell një përplasje mes kompanisë koncesionare që ka operimin e aeroportit dhe autoriteteve shqiptare. Në një deklaratë për mediat Tirana International Airport, thotë se deklarata zyrtare e ministrit të Brendshëm është e pasaktë dhe se njoftimi fillestar për hyrjen në pistën e aeroportit të grabitësve e kanë dhënë punonjësit e saj.

Lidhur me këtë koncesionari shprehet se ka të gjithë filmimet dhe dokumentacionin e njoftimit në kohë.

Kompania thotë në deklaratë se sigurinë fizike të qytetarëve e ka në përgjegjësi policia dhe jo koncesionari, dhe po ashtu edhe ndërhyrjen në rastin e kërcënimit me armë. Aeroporti i Tiranës deklaron se policia duke qenë se është një zonë kufitare është në çdo cep të tij  duke shtuar se aeroporti është i shqiptarëve dhe jo i kinezëve.

Po ashtu ajo sqaron se prej ngjarjes së 2016-s ka shtuar sigurinë me kamera për mbulimin e territorit si dhe ka zhvilluar testet e sigurisë të cilat monitorohen nga Autoriteti i Aviacionit Civil.

Tv Klan






Të ngjashme