Tifozë me maska dhe dezinfektues
Studimi në Gjermani, nëse rezulton i suksesshëm rikthehen koncertet
Mbi 1500 vullnetarë të pajisur me maska dhe dezinfektues kanë marrë pjesë në tre koncerte të ndryshme të mbajtura në Gjermani.
Si pjesë e të ashtuquajturës studim Restart19, studiuesit nga Qendra Mjekësore Universitare në Halle duan të zbulojnë se si ngjarjet kulturore dhe sportive mund të zhvillohen në mënyrë të sigurt pa paraqitur rrezik për popullatën. Njerëzit, të cilët morën pjesë në këto koncerte ishin të moshave nga 18 deri në 50 vjeç.
Kantautori Tim Bendzko pranoi të performojë në të tre koncertet e njëpasnjëshme. Studimi erdhi ndërsa Gjermania ka regjistruar këtë javë numrin e saj më të lartë të infeksioneve Covid-19 që nga fundi i Prillit. Më shumë se 2,000 raste janë regjistruar në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 232.082 infektime.
Pjesëmarrësve iu dha gjithashtu gjurmues kontakti për të kuptuar nëse ruhej distanca 1.5 deri në 2 metër me njëri-tjetrin. Të gjithë u testuan për Covid-19 para se të merrnin pjesë.
Studiuesit u kërkuan pjesëmarrësve që të dezinfektojnë rregullisht duart në mënyrë që shkencëtarët të mund të identifikojnë me ndihmën e dritës ultra vjollcë se cilat sipërfaqe preken shpesh dhe paraqesin rrezik për përhapjen e virusit.
Sipas Reuters rezultatet e këtij studimi pritet të dalin në vjeshtë dhe nëse rezultojnë raste me Covid-19 atëherë koncertet dhe ngjarjet sportive do të mbeten të pezulluara.
Klan Plus