14:05 27/12/2013Futbolli emocionon me qindra milionë njerëz në botë, por ata më të zjarrtit janë gjithnjë të pranishëm në stadiume. Cilat janë tifozeritë më të spikatura?! Sipas revistës franceze “So Foot” në vendin e parë janë përkrahësit e Boca Juniors. Ata janë një pjesë e pandashme e stadiumit “Bombonera” të Buenos Airesit. Menjëherë pas tyre janë tifozët e Borussia Dortmund. Tribuna pas porte ku mblidhen ultrasit është një spektakël i vërtetë. Në vendin e tretë në këtë klasifikim janë tifozët e Celtic, ndërsa në vendin e katërt ata të Raja Casablanca. Marokenët mbërritën deri në finalen e Botërorit të klubeve. Dhjetëshja më e mirë plotësohet me përkrahësit e Napolit, Galatasaray, Athletic Bilbao, Crvena Zvezda, ata të ekipit japonez Urawa Red Diamonds dhe në fund tifozët e Saint-Etienne.