Tifozët anglezë përplasen me policinë në Lille
Të paktën 36 persona u arrestuan të mërkurën në qytetin Lille, në Francë, pas përleshjes mes policisë dhe tifozëve anglezë, ndërsa 16 persona përfunduan në spital, për shkak të plagëve të marra.
Policia përdori gazin lotsjellës për shpërndarjen e qindra tifozëve anglezë, të cilët nën efektin e alkoolit, nisën të dhunonin tifozët francezë që kishin dalë në rrugët e qytetit të festonin fitoren e Francës ndaj Shqipërisë.
Në sajë të numërit të madh të forcave të rendit në Lille, u evitua përplasja mes tifozëve anglezë dhe atyre rusë, të cilët pak ditë më parë u përleshën në Marsejë, ku disa prej tyre mbetën të plagosur rëndë.
Rusia dhe Anglia janë kërcënuar nga Uefa me përjashtim nga EURO 2016, nëse do të ketë sërish përleshje tifozësh e skena dhune në stadiume.
Tv Klan