Tifozët e Kosovës mësyjnë në Shkodër


Tifozët e Kosovës mësyjnë në Shkodër

17:30 06/10/2016

Shkodra sot do të jetë shtëpia e përfaqësueses së Kosovës dhe tifozëve të saj. Me mijëra ndodhen sot në qytetin veriperëndimor për të ndjekur sfidën me Koracinë.

Për ta është një festë, pasi kjo është ndeshja e parë zyrtare në shtëpi. Tifozët mbajnë duar flamuj të Republikës së Kosovës dhe ata Kombëtarë.

Sëbashku me ta janë edhe përkrahës kroatë duke e bërë më të bukur atmosferën. Biletat për takimin me Kroacinë janë shitur në pak kohë dhe pritet që “Loro Boriçi” të jetë i mbushur.

Stadiumi i Shkodrës do të jetë arena që do të presë përballjet e Kosovës deri sa të përfundojnë punimet në stadiumin e Prishtinës. Përfaqësuesja e Albert Bunjakit debutoi me barazim 1 – 1 në fushën e Finlandës, një rezultat i cilësuar pozitiv. Kosova dhe tifozët e saj kërkojnë fitoren me Kroacinë edhe pse është një rival i fortë dhe disa herë pjesëmarrës në finalet e Europianit dhe Botërorit.

Tv Klan






Të ngjashme