Tifozët e Rostock mbajnë portretin e Bin Laden


Tifozët e Rostock mbajnë portretin e Bin Laden

16:35 12/09/2016

Tifozët e Hansa Rostock dhanë një shfaqe të pakëndshme në takimin së premtes në fushën e Aalen. Ata mbajtën në duar një parrullë me portretin e ish-drejtuesit të vrarë të Al Kaedas, Osama Bin Laden.

Një sjellje e tillë është quajtur një budallallëk nga admistratori i klubit Robert Marien.

Tifozët e Hansa Rostock shquhen për sjelljet e tyre ekstremiste.

Një veprim që tronditi të gjithë madje edhe lojtarët që nuk shkuan të përshëndesnin përkrahësit e tyre në fund të takimit të ligës së tretë gjermane, që përfundoi në barazim.

Rregullat e UEFA-s nuk lejojnë mesazhet apo parrullat me përmbajtje politike, diskriminuese apo aq më keq që bashkangjiten me terrorizmin.

Tv Klan






Të ngjashme