Tifozët fituan ndeshjen e tyre
Kombëtarja humbi në fushë në debutimin e saj, por tifozët e fituan sfidën e tyre në tribuna dhe rrugët e Lensit. Mbështetësit shqiptarë ishin me mijëra në stadiumin “Bollaert Delelis”, duke përkrahur në çdo moment përfaqësuesen me Zvicrën. Tifozët kuqezinj ishin një model, pasi u bënë bashkë me ata zviceranë para dhe pas ndeshjes.Miqësisht ata takonin rivalët duke e kthyer në një festë.
Autoritetet lokale njoftuan se ishin më shumë se 50 mijë tifozët e të dy skuadrave në një ditë që kaloi me pak incidente të lehta. Ata thanë për mediat se gjithçka shkoi mirë.
Tifozë shqiptare ishin kudo madje edhe në zonën e krijuar për ta në Marsejë, aty ku huliganët rusë dhe anglezë e kthyen në betejë.
Megjithatë pas pak ditësh pritet një tjetër lumë tifozësh kuqezi. Ata do të jenë në Marsejë të mërkurën kur Kombëtarja do të luajë me përfaqësuesen vendase Francën.
Tv Klan