Tifozët kundër Donnarumma
Deklarata e Gigi Donnarumma se rinovimin e kontratës me Milanon e ka firmosur nën presion psikologjik dhe pasimi nga ideja e menaxherit Mino Raiola për të prishur kontratë, ka sjellë acarimin e tifozerisë kuqezi. Portieri 18 -vjeçar është vënë në qendër të sulmit të tyre të vazhdueshëm,. Dhe jo vetëm me thirrje, por edhe një banderolë të madhe.
“
A quhet dhunë morale me 6 milionë euro në vit dhe një vëlla parazit tashmë largohu, durimit i erdhi fundi”.
Këtë thotë tifozët e Milanit për të cilët termat financiarë të kontratës së Donnarumma nuk janë dhunë morale, aq më tepër që Milan mori edhe vëllain e tij si portier të tretë me 1 milionë euro në sezon.
Gjatë gjithë 45 minutëshit të parë në ndeshjen kundër Veronës, thirrjet kundër tij nuk reshtën. Portieri iu drejtua pankinës dhe të gjithë shokët e skuadrës e ngushëlluan por siç tregojnë këto pamje ai u ndje shumë keq. Bonucci në dhomat e zhveshjes u përpoq ti japë kurajo, por tashmë duket se tifozët nuk e mbështesin më.
Në konferencën për shtyp pas takimit, traperi Gattuso e vlerësoi profesionalizmin e tij.
Gennaro Gattuso:
“Donnarumma është një djalë që ende nuk i ka mbushur 19 vite dhe unë dua ta falënderoj për profesionalizmin që ka shfaqur në stërvitje. Në dhomat e zhveshjes të gjithë e respektojnë sepse ai sillet si burrë. Gigio kurrë nuk më ka thënë se dëshiron të largohet”.
Merkato e Janarit pritet të qartësojë më mirë të ardhmen e portierit.
Tv Klan