
Tillerson kërkon dialog me Korenë e Veriut
Sekretari amerikan i shtetit Rex Tilleron u përpoq të ç’tensionojë tensionet e larta në marrëdhëniet me Korenë e Veriut. Gjatë një konference për shtyp në Uashington, Tillerson i drejtoj një mesazh diktatorit Kim Jong Unit, të cilit i tha se Shtetet e Bashkuara nuk po përpiqen të rrëzojnë regjimin e tij. Por sekretari amerikan i shtetit tha se Koreja e Veriut nuk mund të jetë kurrë një fuqi nukleare.
“Po përpiqemi të bindim koreanoveriorët se ne nuk jemi armiqtë tuaj” – u shpreh tekstualisht Tillerson. Ne nuk jemi kërcënim për ju, por jeni ju ata që përbëni një kërcënim të papranueshëm për ne. Ndaj dhe ne na duhet të kundërpërgjigjemi. Por shpresoj që në një moment ata të nisin ta kuptojnë këtë – deklaroi kryediplomati amerikan.
Duke i shtrirë dorën për dialog shtetit komunist, Tillerson kërkoi edhe një herë, ndihmën e Kinës në zgjidhjen e krizës me Korenë e Veriut.
Të premten, Koreja e Veriut testoi një variant të raketës balistike ndërkontinentale Huasong 14, për të cilën Peniani tha se përfshin në rrezen e saj, Los Angelesin dhe Çikagon, çka alarmoi autoritetet në Uashington./ABCNews