Tillerson sekretari amerikan i Shtetit


Tillerson sekretari amerikan i Shtetit

17:20 14/12/2016

Të martën në mëngjes, pas javësh spekulimesh, presidenti i zgjedhur Donald Trump njoftoi zyrtarisht se ceo i ExxonMobil, Rex Tillerson, do të jete sekretari i ardhshëm i shtetit.

Emërimi i Tillerson’s mund të jetë një fatkeqësi, shkruan

FoxNews

, duke shtuar se pa asnjë eksperience në fushën e marrëdhënieve diplomatike, ai është thjesht një mik i afërt i Rusisë, dhe konsiderohet si një avokat dhe mbrojtës i interesave ruse kundrejt SHBA-ve.

Mediat amerikane thonë se Tillerson, ka interesa ekonomike direkete në Rusi, të cilat vlejnë miliarda dollarë dhe që përfshijnë fushën e tregtisë se arit të zi.  Në vitin 2013, ai u vlerësua me “Urdhrin e Miqësisë” nga Presidenti Vladimir Putin.

Një zë i fortë kundër përzgjedhjes se Donald Trump është senatori John Mçain, i cili e konsideron emërimin e Tillerson si një çështje është shqetësuese

Sakaq, Tillerson duhet të marrë konfirmimin final nga senati ku dominojnë republikanet, megjithatë zërat kundër brenda partisë mendohet ta vështirësojnë procesin.

Fox News

shkrua, se veç Tillerson, Michael Flynn, zgjedhja e Trump për këshilltarin e sigurisë kombëtare, është një kombinim i rrezikshëm i dy eksponentëve pro-rusë.

Emërimi i njeriut të përfolur për lidhje me Rusinë u përshëndet menjëherë nga Kremlinin zyrtar.

Së shpejti, Shtetet e Bashkuara do t’i thonë lamtumirë presidentit Obama, për të pritur zyrtarisht me 20 janar republikanin Donald Trump.

Cila do të jetë politika e tij, stili i të qeverisurit, kjo është ende pikëpyetje për të grithë.

Tv Klan






Të ngjashme