Timberlake rikthehet në Super Bowl 14 vite pas incidentit me Jackson
Justin Timberlake do të rikthehet në shfaqjen që organizohet në pushimin e ndeshjes së Super Bowl-it të vitit të ardhshëm, 14 vjet pas incidentit të famshëm me këngëtaren Jenet Jackson.
Pamja e vitit 2004 me Jackson mbetet një nga ngjarjet më të paharrueshme të Super Bowl dhe sigurisht që transmetuesit morën një gjobë rekord.
Ylli i popit e zbuloi pjesëmarrjen e tij në këtë koncert vetëm pak më parë dhe fansat e tij janë tepër të gëzuar.
Justin ka kënduar në vitin 2001 dhe 2004 ku ndau skenën me Jackson dhe tashmë do të rikthehet po aq fuqishëm në eventin më të ndjekur amerikan.
Në mbrëmjen e 4 shkurtit të vitit të ardhshëm e gjithë vëmendja do jetë tek këngëtari duke pritur veprimin e radhës.
Shumë yje kanë marrë pjesë në këtë shfaqë si Madonna, Katy Perry, Prince, Pink, Beyonce dhe Lady Gaga që organizoi një supershow.
Burimi: Klan Plus