Tiramisu me çokollatë (Video)


Tiramisu me çokollatë (Video)

15:06 07/03/2019

Përbërësit:

500 gr mascarpone

200 gr çokollatë

100 gr sheqer

5 vezë

1 pako biskota

Vanilje

Luleshtrydhe

Përgatitja:

Fillimisht marrim vezët dhe ndajmë të bardhën nga e verdha. Me një mikser rrahim të verdhat bashkë me sheqerin derisa të formohet një masë homogjene. Më pas te të bardhat e vezëve shtojmë pak kripë sepse fryhet më mirë dhe e rrahim me mikser.

Në një tjetër tas vendosim mascarpone, mbi të shtojmë të verdhat e vezëve, më pas edhe të bardhat. I përziejmë të gjitha bashkë, shtojmë vaniljen dhe masën e lëmë të pushojë pak. Në një mikser vendosim luleshtrydhet, pak sheqer dhe i bëjmë krem. Shtypim biskotat dhe i vendosim në fund të gotës. Mbi to shtojmë kremin e luleshtrydheve, kremin me mascarpone, çokollatë të grirë dhe kakao. Vendosim edhe një shtresë tjetër me biskota, krem luleshtrydhesh, kremin me mascarpone, çokollatë të grirë, kakao dhe është gati.

/tvklan.al






Të ngjashme