Tirana 100 vjet kryeqytet i Shqipërisë
Veliaj: Është koha të marrim vendime të drejta
Tirana ka festuar 100 vjetorin si kryeqytet i shqiptarëve. Në ceremoninë e organizuar nga bashkia e Tiranës me qindra të pranishëm, krybashkiaku Veliaj u shpreh se 100 vjetori e gjen Tiranën me aspiratën për t’u bërë një qytet modern dhe evropian.
“Jam i lumtur që jemi të gjithë bashkë në këtë ditëlindje të parë, të shekullit të parë të Tiranës kryeqytet. Tirana nuk është perfekte, por megjithatë ka aspiratën të bëhet një qytet modern dhe europian. Kemi shumë punë përpara”.
Sipas kryebashkiakut klasa politike ka për detyrë të plotësojë kohën e humbur në 100 vitet që lamë pas.
“E kemi vetë në dorë ecjen përpara apo pengimin e këtij qyteti, mallkimin apo bekimin e këtij qyteti. Unë besoj se do të marrim vendime të drejta, që Tiranën ta çojmë përpara”.
Bashkia e Tiranës ka vendosur të kthejë në shtëpi muze godinën e teatrit të kukullave pasi në të është mbledhur Këshilli Kombëtar që ishtë njëkohësisht parlamenti i parë shqiptar. Po ashtu Veliaj bëri me dije se së shpejt do të nisë puna edhe për themelet e godinës së re të Bibliotekës Kombëtare.
Tv Klan