Tirana 2 orë pa drita, OSHEE: Shkak dëmtimi i disa fidrave
Qindra familje në kryeqytet kanë qëndruar në errësisë, për më shumë se dy orë mbrëmjen e së martës. Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, sqaroi se shkak ka qënë dëmtimi i disa fidrave në zonën e Selitës nga kompani që punonin në rrugë.
Fikja e nënstacionit prapa 15 Katëshit, për shkak të zhvendosjes së tij, bën që Tirana të marrë energji nga 3 nënstacione. Sipas përfqësuesit të OSHEE, do të duhet një muaj kohë për vënien e tij në punë, ndaj ai nuk përjashton mundësinë e mungesës së energjisë në momente mbingarkesë apo defektesh.
Për këtë situatë ka reaguar edhe Partia Demokratike, duke akuzuar OSHEE për keqfunksionim.
17% e abonentëve që furnizoheshin nga nënstacioni i qendrës aktualisht janë të shpërndarë në 3 nënstacionet e tjera.
Tv Klan