Tirana barazon me Kastriotin
Laçi fiton thellë me Apoloninë, Ballshi-Teuta ndahen në barazim
Tirana mori një tjetër barazim. Në ndeshjen e javës së 5 të Superligës, bardheblutë siguruan vetëm një pikë nga përballja me Kastriotin.
Tirana shënoi shumë shpejt me Muçin që në minutën e 8, ndërsa pjesa e parë përfundoi barazim pas golit të Devid për krutanët.
Asnjëra nga skuadrat nuk u pajtua me barazimin dhe në pjesën e dytë u kërkua avantazhi deri në sekondat e fundit, por rezultati mbeti i pandryshuar.
Laci fitoi thellë 5-1 ndaj Apolonisë ndërsa mes Ballshit dhe Teutës përfundoi me rrjeta të paprekura.
Pas pak pritet të nisin sfidat Partizani-Skënderbeu dhe Vllaznia-Kukësi.
Tv Klan