Tirana “bie” përballë Teutës
Tirana humbi me Teutën në ndeshjen e luajtur në Pogradec për javën e dytë të Superligës. Në mesin e pjesës së dytë një goditje dënimi u kthye në fatale për bardheblutë.
Lorenco Vila u tregua i aftë pas një krosimi perfekt nga Devi Bregu. Goditja e tij me kokë nuk u arrit të ndalej duke përfunduar në rrjetë.
Partizani mundi 2-0 Kukësin në “Loro Boriçi”. Golat e të kuqve erdhën në pjesën e dytë të takimit. Nuk ishte e lehtë dhe pas disa tentativash, zhbllokimi i rezultatit erdhi falë këmbënguljes së të kuqve.
Kur sfida ishte drejt fundit, futbollistët e Kukësit e kishin ulur ritmin e lojës dhe vëmendjen ndaj kundërshtarit. Solomon u harrua nga mbrojtësit që ishte në zonë dhe shënoi ndoshta golin më të lehtë në karrierë.
Në ndeshjet e tjera u regjistrua barazim 1-1 mes Laçit dhe Kastriotit, ndërsa 2-2 përfundoi Apolonia-Bylis.
Tv Klan