Tirana dhe Dinamo synojnë rikthimin në Superligë  


Tirana dhe Dinamo synojnë rikthimin në Superligë  

18:20 16/08/2017

Tirana do ta nisë sezonin në Kategorinë e Parë me përballjen me Ilirinë e Fushë-Krujës. Shorti i hedhur në federatën e futbollit vendosi bardheblutë përballë këtij rivali. Në kampin kryeqytetas, duket se janë gati por shortin e konsiderojnë të vështirë.

Nga bardheblutë janë larguar disa lojtarë në merkato, por edhe janë afruar të tjerë.

 Në grupin e veriut në kategorinë e parë gjendet edhe Dinamo. Traineri Igli Allmuca, nuk ka përfunduar ende me merkaton.

 Dinamo do ta nisë me Besën e Kavajës. Grupi është i fortë teksa luajnë Besëlidhja, Burreli dhe Kastrioti./Tv Klan






Të ngjashme