Tirana dhe fenomeni i përhapur i prostitucionit (16 Gusht 2000)


Tirana dhe fenomeni i përhapur i prostitucionit (16 Gusht 2000)

12:35 16/08/2000

Tirana akoma më shumë nën ethet e prostitucionit. Vajza të reja apo dhe gra të martuara, përdorin vende publike të kryeqytetit për thithjen e klientëve të tyre. Më pas ato përdorin dhomat e moteleve të ndryshme ku më parë sigurisht kanë rënë dakort me pronarët e tyre. 3 mijë lekë në dorë dhe pazari u bë, por dhe policia nuk ka mbetur prapa në zbulimin e rrjetit të prostitucionit në kryeqytet dhe pse jo i mirëorganizuar.

Mbrëmë vonë policia e Komisariatit 3 arrestoi në flagrancë dy prostituta në motel pranë Stacionit të Trenit. Njëra nga prostituat pasi qëndroi mbrëmë në qelinë e komisariatit, u lirua sot pasi ajo ishte nëna e një fëmijë 6-muajsh dhe ligji nuk lejon arrestimin e nënave të reja. Ndërsa tjetra një rome është një prostitutë e rregullt e sheshit para “15 Katëshit”.

Aksioni i mbrëmshëm i Komisariatit 3 nuk ishte i vetmi lloj në kryeqytet pasi më parë janë zbuluar dhe qendra të tjera të prostitucionit./tvklan.al

Gazetar: Eduart Frangaj






Të ngjashme