Tirana drejt zhbllokimit të merkatos
Osmani: Jemi viktimë, por do të paguajmë
Tek Tirana po punojnë në mënyrë intensive për zhbllokimin e merkatos së Janarit. Drejtori sportiv i klubit Tefik Osmani, shpreson që zgjidhja të vijë shpejt.
“Jemi viktimë, por jemi të detyruar të mbyllim këtë çështje sa më shpejt, sepse koha nuk pret. Mendoj se hapat janë ndërmarrë që në momentin e parë. Kam besimin që shumë shpejt do ta hapim merkaton. Kemi besim nga presidenti e me radhë që kjo situatë do kalojë shpejt”.
Tirana ka lënë pezull federimin e Taulant Seferit. Futbollisti i Kombëtares u njoftua se do të vishte fanelën e ekipit kryeqytetas. Por veç tij ka edhe të tjerë që kanë gjetur akordin.
“Seferi mendoj se është lojtari i Tiranës. Shumë shpejt do bëhet dhe prezantimi. Më vjen keq që shumica e gazetarëve interesohen që dua ta çoj në vend tjetër. E falenderoj se është djalë korrekt. I premtoj se do ta veshë shumë shpejt fanelën bardheblu”.
Nga Tirana mund të ketë edhe largime, por sipas Osmanit, vetëm ofertat e kënaqëshme do ta bindin klubin të shesë futbollistë.
Tv Klan