Tirana e pret me fishekzjarre 2012-ën (01 Janar 2012)


Tirana e pret me fishekzjarre 2012-ën (01 Janar 2012)

11:36 01/01/2012

Kështu e kanë pritur kryeqytetasit ardhjen e Viti të Ri 2012. Sapo akrepat kanë shënuar 00:00, fishekzjarret kanë ndriçuar sheshin “Skënderbej”, që falë rikonstruksionit nga Bashkia e Tiranës ka tashmë një tjetër pamje.

Sheshi i ri dhe hapësira pedonale përreth pemës së Krishtlindjeve u dha mundësi shumë qytetarëve të bëjnë foto dhe të urojnë njëri-tjetrin nën dritën dhe shpërthimin e fishekzjarreve.

Krahasuar me një vit më parë, angazhimi Bashkisë së Tiranës për të ofruar një atmosferë ndryshe ka qenë i dukshëm. Një koncert me këngetarët më të mirë shqiptarë është zhvilluar më pas në Sheshin “Skëndërbej”.

Siç është bërë tashmë traditë, shumë prej të rinjve iu drejtuan pas mesnate lokaleve dhe bareve të kryeqytetit për të vijuar festën e ndërrimit të viteve deri në orët e para të mëngjesit./tvklan.al






Të ngjashme