Tirana ende në krizë, humb ndaj Laçit
Fitorja e Laçit në kryeqytet tregoi se kriza e Tiranës nuk ka kaluar, madje ndoshta deri tani nuk është shfaqur e plotë.
Pas një pjese të parë të luftuar nga të dy skuadrat e dyta nisi me kontestime të bardhebluve që pretenduan një 11-metërsh. Momentin e nervozizmit të Tiranës e shfrytëzoi Xhixha që shënoi nga brenda zonës.
Tirana i kishte mundësitë e saj për të barazuar, por futbollistët e saj nuk i shfrytëzuan. Bardheblutë fituan edhe një penallti, por Blazhevski e dërgoi topin jashtë. Teuta në Durrës fitoi 2-0 ndaj Kastriotit.
Me të njëjtin rezultat fitoi edhe Skënderbeu. Në Gjirokastër korçarët nuk e patën të lehtë, por mundën të shënojnë vetëm në pjesën e dytë. Në të 68-tin Hoxhaj realizoi golin e parë për skuadrën e Orges Shehit. Suksesin 2-0 e vendosi Bruno Dita në minutën e 81. Sfida tjetër mes Mamzës dhe Flamurtarit përfundoi në barazim 2-2.
Tv Klan