“Tirana është bujare e solidare me ata në nevojë”


“Tirana është bujare e solidare me ata në nevojë”

18:30 10/09/2016

Pak javë më parë, Osman Doçi, drejtor i shkollës 9 - vjeçare “Gani Duraku” në Morinë të Kukësit, i shqetësuar nga gjendja e keqe e shkollës, por edhe pasi ishte njohur me aksionin për riparimin e çerdheve, kopshteve dhe shkollave të Tiranës, vendosi t’i shkruajë për ndihmë kryebashkiakut Erion Veliaj.

Në atë letër, drejtori Doçi shprehte nevojën për disa tavolina, karrige, stola e pajisje të tjera shkollore, për të zhvillimin normal të mësimit.

IMG_7354

Paraditen e sotme, kryetari i Bashkisë së Tiranës e mbajti fjalën, duke u nisur për në Morinë, bashkë me bazën materiale të nevojshme për përmirësimin e mësimdhënies në shkollën “Gani Duraku”, duke iu përgjigjur pozitivisht kërkesës së drejtorit, grupit të nxënësve dhe mësuesve në prag të fillimit të vitit të ri shkollor.

Teksa mori pjesë në ngarkimin e materialeve mësimore nga kryeqyteti për në Kukës, Veliaj theksoi se ky është një gjest që tregon se Tirana, pavarësisht se nevojave të saj për shkolla të reja, di të jetë edhe solidare, edhe bujare për ata që janë në nevojë.

veliaj 3

Në Kukës, Veliaj u prit nga prefekti i Qarkut të Kukësit, Liman Morina, drejtori i shkollës 9-vjeçare, “Gani Duraku”, Osman Doçi, si dhe nga stafii mësuesve dhe nxënësit e shkollës. Ata së bashku shkarkuan materialet, duke i shpërndarë nëpër klasa.

Por, ndihma që Tirana do japë për fëmijët e Morinës nuk do mbetet këtu, pasi Veliaj premtoi edhe rikonstruksionin e kopshtit.

Drejtori i shkollës 9 - vjeçare, Osman Doçi, falenderoi kryetarin e Bashkisë së Tiranës për gatishmërinë për t’iu përgjigjur shqetësimit që ngrinte letra e mësuesve dhe nxënësve të kësaj shkolle. Ai u shpreh se ishte mosbesues që përgjigja pozitive do të vinte kaq shpejt./tvklan.al





Të ngjashme