Tirana feston ditën e çlirimit (17 Nëntor 2000)


Tirana feston ditën e çlirimit (17 Nëntor 2000)

12:16 17/11/2000

Sot është përkujtuar 56-vjetori i çlirimit të Tiranës. Një festë e të gjithë veteranëve të cilët janë ritakuar në monumentin e Partizanit të panjohur. Më shumë së gjysmë shekulli që Tirana arriti të fitojë lirinë. Përveç atyre që kujtonin shokët, por dhe momentet e vështira, në këtë festë janë gjendur Prefekti i Tiranës Dedja, ministri i Punëve Publike Poçi dhe nënkryetari i bashkisë Artan Lame të cilët kanë vendosur kurora në kujtim të të rënëve.

Përgatitjet dhe ftesat duket se do të sillnin krerët më të lartë të qeverisë dhe shtetit, por asnjë prej tyre që priteshin, nuk erdhi. Nga Partizani i panjohur të gjithë veteranët janë vendosur për të festuar në qendrën e ushtrisë ku janë përshëndetur nga nënkryetari i Komitetit të Veteranëve të LANÇ. Këtu është dhënë më shumë mundësia për të kënduar dhe këngë partizane./tvklan.al

Gazetare: Holta Zhiti






Të ngjashme