Tirana fiton edhe në Gjirokastër
Partizani humbet me Kukësin në “Selman Stërmasi”
Tirana vijoi me fitoret në kampionat, duke triumfuar 5-0 me Luftëtarin në Gjirokastër. Bardheblutë patën mundësi të shënonin edhe më shumë. Një tjetër hap drejt titullit, ndërsa diferenca me vendin e dytë mbetet e pandryshuar.
Kukësi është sërish 9 pikë larg, pas fitores 3-1 me Partizanin që numëron 5 disfata radhazi, duke u larguar nga zona e kupave të Europës. Një ecuri i dobët e të kuqve që nuk po arrijnë të reagojnë nën drejtimin e Sormani. Skënderbeu mbajti vendin e tretë në renditje falë fitores 1-0 me Flamurtarin në Vlorë.
Ekipi vlonjat është matematikisht i rënë një kategori më poshtë kur duhen zhvilluar edhe 8 javë. Laçi mundi 5-2 Vllazninë duke qëndruar në garë për një vend në zonën Europiane. Bylisi fitoi 1-0 me Teutën në sfidën e javës së 28.
Tv Klan