Tirana fiton kampionatin e futbollit – (28 Maj 2000)


Tirana fiton kampionatin e futbollit – (28 Maj 2000)

13:57 28/05/2000

Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Tirana ka fituar sot në Elbasan titullin e 19-të të kampiones së vendit. Finalja e Kampionatit të 61 Kombëtar është zhvilluar në stadiumin e Elbasanit të blinduar nga forca të shumta të policisë që kanë mbajtur rendin në maksimumin e mundshëm. Bardhë e blutë kanë triumfuar pas një loje shumë dramatike.

Diferenca e madhe që pritej të shihej me skuadrën e Tomorrit në fillimin e takimit nuk është parë, pasi loja e të dyja skuadrave ka qenë e barabartë. Të gjithë në fushë kanë qenë të kujdesshëm të mos pësojnë dhe gjithçka është përqëndruar në mesfushë me gabime të shumta.

Goli i parë është parë në pjesën e dytë kur Risvanolli me një parabël perfekte ka ndëshkuar kapitetin e beratasve Muzhai. 10 minuta më pas skuadra e Miles është ndëshkuar përsëri kur Aliaj është nxjerrë nga loja nga gjyqtari Bujar Pregja me kartonin e kuq. Gjithçka ka rrjedhur më pas sikur bardhë e blutë e kishin siguruar fitoren.

Frika e gabimit në të dyja shtesat ka qenë edhe më e madhe, duke mos krijuar asnjë rrezikshmëri në portat respektive. Nga dhjetë lojtarët që provuan nga pika e bardhë, gaboi ai që gjuajti i pari, Hasa i Tomorrit. Tirana ashtu si sezonin e kaluar kur fitoi kupën e republikës, ka fituar me penallti falë portierit Bledi Nallbani. Bardhë e blutë kanë ngritur kështu për të 19 herë trofeun e kampiones./tvklan.al

Gazetar – Dritan Shakohoxha






Të ngjashme