Tirana fiton Kupën e Shqipërisë – (26 Maj 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Tirana fiton për të 11-tën herë Kupën e Republikës, duke qenë se fitoi pastër 5-0 ndaj Teutës finaliste dhe mbajtëse e kësaj kupe, në ndeshjen e zhvilluar sot në stadiumin “Qemal Stafa”. Halili u bë protagonist i kësaj finale të 49-të të Kupës së Shqipërisë, pasi shënoi tre gola. Ndërkohë Dedej dhe Prenga shënoi dy golat e tjerë. Vllaznia do të luajë në Champions League si kampione e Shqipërisë. Tirana-Dinamo do të marri pjesë në kupën UEFA dhe Bylis-Ballshi për herë të parë në historinë e futbollit shqiptar do të luaj në kupën europiane Intertotto./tvklan.al