Tirana i rikthehet jetës normale pas festës së Vitit të Ri – (3 Janar 2001)


Tirana i rikthehet jetës normale pas festës së Vitit të Ri – (3 Janar 2001)

21:55 03/01/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Rrugët e Tiranës sot janë kthyer në pamjen e tyre të zakonshme. Vitrinat e dyqaneve, janë hapur sërish edhe pse një pjesë e madhe e tyre gjysmë të boshatisura. Kështu në ditët e festave përveç dyqaneve që kanë shitur lodra për fëmijë edhe Butikët me veshjet në Tiranë kanë pasur shitje vërtet të konsiderueshme.

Njerëzit i kanë lejuar vetes një kënaqësi më tepër në ditët e festave dhe nuk i kanë kursyer paratë për të blerë edhe në Butik mjaft të njohur në Tiranë. Sipas pronarëve të këtyre dyqaneve, veshjet më të shitura kanë qenë kostumet, fustane mbrëmje, pallto, çanta, këpucë, parfume etj. Disa prej këtyre Butikëve, kanë ofruar edhe ulje çmimesh me këtë rast./tvklan.al

Gazetare – Fjodora Fjora






Të ngjashme