Tirana konfirmon Ilir Dajën si trajner
Tirana konfirmoi Ilir Dajën në rolin e trajnerit. Ky lajm u bë i ditur në një konferencë të përbashkët me presidentin e bardhebluve, Refik Halili.
Daja kishte dhënë dorëheqjen në fund të sezonit, por kjo nuk u pranuar nga drejtuesit bardheblu. Tirana është në pritje të vendimit përfundimtar për Skënderbeun, që akuzohet për trukim ndeshjesh dhe është dënuar nga UEFA me 1 vit përjashtim nga kupat e Europës.
Skuadra kryeqytetase në atë rast do të siguronte një vend në Europa League. Drejtuesit e Tiranës konfirmuan se merkato e këtij sezoni do të jetë më e studiuar dhe më pas të vendosen objektivat e sezonit.
Tv Klan