“Tirana, Kryeqyteti i të Rinjve 2022”
Bashkia memorandum mirëkuptimi me Kongresin Rinor Kombëtar
Bashkia e Tiranës nënshkroi memorandum mirëkuptimi me Kongresin Rinor Kombëtar për zbatimin e projekteve të përbashkëta për të rritur pjesëmarrjen aktive të të rinjve në shoqëri. Ky bashkëpunim vjen në kuadër të “Tiranës, Kryeqyteti i të Rinjve për vitin 2022”.
Erion Veliaj: “Mezi pres që këto qindra aktivitete që ne kemi planifikuar të zënë një vend në buxhetin e bashkisë, në buxhetin e ministrisë dhe pastaj duke mbajtur angazhimin tonë financiar ne dalim faqebardhë në organizimin e këtyre qindar aktiviteteve”
Sipas Veliajt, kjo marrëveshje do të sjellë më shumë të rinj të Europës në Tiranë.
Erion Veliaj: “Unë besoj që përtej një përfaqësimi dhe një kartoline të Shqipërisë në vitin 2022 si Kryeqyteti Europian i Rinisë, janë një provë gjenerale se çfarë organizimi mund të bëjnë të rinjtë shqiptarë nëse bëhen bashkë”.
Për kreun e Bashksië së Tiranës, potenciali i rinisë është pasaporta shqiptare në Europë.
Tv Klan