Tirana kthehet te fitorja ndaj Vllaznisë


Tirana kthehet te fitorja ndaj Vllaznisë

20:24 19/06/2020

Partizani merr 3 pikë ndaj Flamurtarit në Vlorë

Tirana u kthye të fitorja pas ndalesës që pati me Teutën në Durrës pak ditë më parë.

Ekipi që udhëheq renditjen e Superligës mundi Vllazninë me rezultatin 3 – 0 në sfidën e zhvilluar të premten në “Selman Stërmasi”. Bardheblutë kaluan në avantazh pa gjysmë ore lojë me Torassa dhe pak minuta më pas realizoi edhe Ngoo.

Dalja me të kuq e Hoxhallarit në fundin e pjesës së parë nuk ndikoi te Tirana që realizoi një tjetër gol me Cale. Shkodranët nga ana e tyre rrezikuan disa herë portën e Likës dhe protestuan për një 11-metërsh kur sfida ishte ende pa gola. Vllaznia me këtë rezultat mbeten në vendin e tetë, zona play out.

Në takimin tjetër të zhvilluar të premten Partizani fitoi 2 – 1 me Flamurtarin në Vlorë. Goli i Bardhit në mesin e pjesës së dytë vendosi sfidën e javës së 30. Një ndeshje e vështirë për të kuqtë që marrin pikë të vlefshme në përpjekjet për një vend në kupat e Europës. 

Tv Klan






Të ngjashme