Tirana-Kukësi përfundon 2-2, takimi një orë me vonesë


Tirana-Kukësi përfundon 2-2, takimi një orë me vonesë

20:04 17/09/2016

Takimi Tirana – Kukësi që u mbyll në barazim 2 – 2, nisi me thuajse 1 orë vonesë. Reshjet e shiut e bënë të vështirë nisjen e sfidës në orën 17:00.

Në këtë takim të parin në shtëpi për bardheblutë, të parët shënuan miqtë me Pejiç. Tirana barazoi me Takun para pushimit mes dy pjesëve.

Emini kaloi përsëri në avantazh Kukësin në pjesën e dytë, por kongolezi Merveil shmangu humbjen me golin në takimin debutues me kryeqytetasit.

Tv Klan






Të ngjashme