Tirana licensohet për maratonën e 17 Tetorit


Tirana licensohet për maratonën e 17 Tetorit

17:21 08/10/2021

Veliaj: Dita pa makina, e gjithë Tirana në festë

Për herë të parë Tirana certifikohet nga Federata Ndërkombëtare e Atletikës si organizatore profesioniste e maratonës së 17 Tetorit, duke e licencuar edhe për itinerarin e plotë të garës prej 42 kilometrash.

“Pas dy viteve shkëputjeje për shkak të pandemisë, këtë vit kemi edicionin më special të maratonës, sepse është hera e parë që jemi licencuar për një maratonë të plotë, prej 42 kilometrash.

Sigurisht, do të garohet edhe për 21 km, 10 km, për kategorinë “We Too” apo “Fun Run” për fëmijët. Maratona e plotë kërkon edhe kohëzgjatje në organizimin e saj, ndaj na duhet mirëkuptim nga qytetarët”.

Përveç maratonës, 17 Tetori është vendosur edhe si dita pa makina, por edhe një ditë feste për qytetarët.

“Ne kemi planifikuar jo vetëm pjesën sportive, e cila është pjesa më e rëndësishme, pasi jemi certifikuar si zhvillues të denjë të një gare sportive, njësoj si kryeqytete të tjera të botës, por kemi edhe pjesën festive. Në 7 pika në qytet po organizojmë evente me muzikë dhe minikoncerte, pasi duam që qyteti ta përjetojë si një festë të madhe”.

Sipas kryebashkiakut Veliaj, deri tani janë regjistruar mbi 1000 atletë nga jashtë Tiranës por edhe të huaj. Të gjithë pjesëmarrësit do të jenë të vaksinuar ose me test negativ të Covid-19.

Tv Klan






Të ngjashme