Tirana luan në Vlorë
Pas barazimit në derbin dyditor, trajneri i Tiranës Mirel Josa, e ndjen më të fortë skuadrën e tij dhe pret që nga transferta e Vlorës të kthehet me 3 pikë më shumë në renditje.
Për vlonjatet tre pikët janë jetike. Trajneri Gentian Mezani garanton se futbollistët që do të hedhë në fushën e lojës do të japin më të mirën e tyre për të fituar.
Të dyja skuadrat pritet të kenë mungesa nga formacioni i zakonshëm. Edhe kjo ndeshje do të nisë në orën 17.00 në stadiumin e Vlorës.
Tv Klan