Tirana me një impiant të ri përpunimi të plehrave (17 Nëntor 2000)


Tirana me një impiant të ri përpunimi të plehrave (17 Nëntor 2000)

14:11 17/11/2000

Mbeturinat e kryeqytetit nuk do të mbeten më problematike për banorët përreth. Krerët e bashkisë kanë vendosur të përmirësojnë rrezikun e deritanishëm të djegies së plehrave, problem ky për shëndetin e gjithë kryeqytetit. Një impiant termik do të bëjë përpunimin e plehrave, por do të sjellë dhe përfitime në energji. Riciklimi i plehrave me instalimin e impiantit do të sjellë një industri të dytë nga e cila mund të prodhohet dhe letër. Drejtori i Punëve dhe Shërbimeve Publike Ervin Treza, thotë:

“Ne duam të bëjmë një impiant i cili të bëjë përpunimin modern të plehrave, mos të ndotë ambientin dhe më në fund të ketë dhe Tirana si kryeqytet europian që është, të ketë Tirana një impiant përpunimi modern të saj. Të mos trajtohen plehrat thjesht për t’i hequr nga Tirana. Impiantet munden që të bëjnë seleksionimin e plehrave në disa kategori si qelqi veç, plastikat veç dhe mbeturinat ushqimore veç dhe nga këto prodhohet energji ose mund të prodhohet edhe letër.”

Bashkia është në bisedime me firma të ndryshme. Ky projekt kushton 32 milion dollarë dhe pas caktimit, instalimi këtij impianti zgjat afërsisht 18 muaj./tvklan.al






Të ngjashme