Tirana merr sulmuesin e Milanit


Tirana merr sulmuesin e Milanit

23:20 31/08/2018

Orët e fundit të merkatos sollën disa lëvizje në Superligë. Tirana mori sulmuesin që kërkohej me ngulm nga Ze Maria. Ai është nigeriani Nnamdi Oduamadi.

27-vjeçari ishte pjesë e Milan për shumë vite, por ka luajtur vetëm pak minuta në një ndeshje në Serie A. Oduamadi është huazuar në ekipe të Serie B dhe në fund të HJK Helsinki në Finlandë. Një tjetër blerje për Kukësin në mesfushë. Ai është Chafik Tigroudja. 27-vjeçari është aktivizuar me disa ekipe në Francë ku më i njohuri është Chamois Niortais, në ligën e dytë.

Te Flamurtari është kthyer Danilo Alves. Sulmuesi vendosi të vijojë karrierën te ekipi vlonjat që këtë sezon ka shumë emra të rinj. Teuta është përforcuar me Gerhard Prognin, një mesfushor me përvojë në kampionatin shqiptar, i cili së fundi ishte pjesë e Partizanit.

Tv Klan






Të ngjashme