Tirana merr tjetër pamje pas heqjes së kioskave (23 Janar 1999)


Tirana merr tjetër pamje pas heqjes së kioskave (23 Janar 1999)

11:38 23/01/1999

Pamja e Tiranës ka filluar të ndërroje menjëherë pas heqjes së kioskave në qendër. MAdje kjo pamje ndihmon dhe qytetarët që të gjejnë dhe adresën që kërkojnë. Për herë të parë ajo që të shfaqet janë pamje pune, jo si dikur që shikoje vetëm njerëzqë vinin rrotull dhe brenda kafeneneve.

Jeshilja tashmë nuk shihet vetëm tek semafori por dhe tek gjebërimi përreth Muzeut Kombëtar. Punonjëset e Ndërmarrjes së Gjelbërimit këtë muaj kanë patur me shumë punë se kurrë. Tani trotuaret e harruar shfrytëzohen tërësisht nga këmbësorët.

Duket sikur popullsia e këmbësorëve është shtuar në qendër pasi janë ata që kanë mbetur pa lokale të preferuara. Lodrat e fëmijëve, të vetmet që nuk janë hequr nga qendra, janë paketuar për të shkuar në Vlorë, ku do të jetë vendodhja e dytë pas largimit nga Tirana. Sheshi i fotografëve mbetet sërish ashtu, plot me njerëz të cilët gjejnë momentin ku shatërvanët të kenë ujë, për të fiksuar fotografinë e tyre me një “sfond Tirane”./tvklan.al

Gazetare : Hotla Zhiti






Të ngjashme