Tirana në “ethet” e Kampionatit Europian të Futbollit – (18 Qershor 2000)
Arkiva Lajme – Tv Klan 2000
Kampionati Europian i Futbollit, ka mbërthyer shumë shqiptarë përpara ekraneve, por ka dhe nga ata që nuk e shohin këtë kampionat si të vetmen mundësi për tu argëtuar. Për tifozat e futbollit, ndeshja e mbrëmshme Gjermani-Angli, ka qenë superndeshja e kampionatit. Por nuk mendojne kështu shumë të tjerë, të paktën në Tiranë.
Indiferentët e futbollit kanë gjetur të tjera mënyra për të kaluar të shtunën. Vizitat tek miqtë, xhiron e zakonshme të së shtunës në Tiranë, një ritëm Jaz në një klub të tillë, gota e birrës me miqtë apo të afërmit. Këto kanë qenë disa nga alternativat e djeshme të Tiranës larg sportit./tvklan.al
Gazetare – Mirela Milori