Tirana në gjendje kaosi pas vrasjes së Azem Hajdarit (13 Shtator 1998)


Tirana në gjendje kaosi pas vrasjes së Azem Hajdarit (13 Shtator 1998)

15:26 13/09/1998

Tirana gjendet në kaos pas vrasjes së deputetit Azem Hajdarit. Një i moshuar është vrarë nga konfrontimi i policisë me grupimin demokrat të cilët ishin të revoltuar. Policia konfirmoi se i vrari quhet Skënder Kalenja. Gjatë kësaj përplasje ka patur edhe të plagosur të tjerë si komandanti i Gardës së Republikes Haki Liçaj i plagosur me një plumb në këmbë. Nga Urgjenca e spitalit numër 2 mësohet se ka akoma të plagosur ku janë jashtë rrezikut për jetën.

Pamje protestues demokratë të revoltuar duke qëlluar me armë në qënder të Tiranës, pamje urgjenca e spitalit QSUT./tvklan.al

Gazetar : Roland Zili






Të ngjashme