Tirana në Ligën Ballkanike


Tirana në Ligën Ballkanike

22:37 12/09/2016

Tirana do të marrë pjesë për herë të parë në Ligën Ballkanike të Basketbollit. Skuadra e meshkujve njohu kundërshtarët në fazën e parë të aktvitetit.

Në grupin e bardhebluve janë Peja e Trepça nga Kosova, Feni e Karpos Sokoli nga Maqedonia dhe Sutjeska nga Mali i Zi.

Ky është përfaqësimi i dytë i një ekipi nga Shqipëria pas Vllaznisë në sezonin 2014-2015. Në fazën e dytë të Ligës Ballkanike të Basketbollit kalojnë katër vendet e para të grupit. Në këtë turne marrin pjesë edhe skuadrat e tjera nga Kosova, Bashkimi dhe Prishtina që është dy herë kampione e turneut.

Tv Klan






Të ngjashme