Tirana në verë mbyll dyert e aktiviteteve kulturore (02 Gusht 1998)


Tirana në verë mbyll dyert e aktiviteteve kulturore (02 Gusht 1998)

12:06 02/08/1998

“Kultura e kryeqytetit” mbyll dyert. Asnjë institucion i artit dhe kulturës nuk i ka hapur dyert sot kur kryeqytetasit e kanë patur ditë pushimi. Përveç vapës së madhe, banorët e Tiranës nuk i tundon asgjë tjetër veçse plazhi i Durrësit. Pëveç bingos dhe lojërave të fatit, shumë pak të populluara sot, e diela i ka gjetur të mbyllura dyert e Teatrit Kombëtar, të Akademisë së Arteve të Bukura, si dhe të Teatrit të Varietesë.

Ajo çfarë u mbetet fëmijëve është ose të shkojnë pranë prindërve të tyre, ose të improvizojnë plazhin në shatërvanin në qëndër të Tiranës. Skenat e tyre sot janë mbyllur, Teatri i Kukullave dhe Pallati i Pionerëve. Pa art dhe kulturë, Tirana duket më e vdekur se kurrë./tvklan.al

Gazetar : Aldon Lipe






Të ngjashme