Tirana nuk ka më vend për varre


Tirana nuk ka më vend për varre

15:42 12/03/2014 varrezaKryeqyteti nuk ka më vend për varre. Parcela e fundit e mbetur në varrezat publike të Tufinës është mbushur në çdo hapësirë të saj.

Kjo situatë ka çuar në mbylljen zyrtare edhe të varrezës së Tufinës. Ky vendim i është  përcjellë edhe Bashkisë së Tiranës.

Pas kësaj, çdo banor i kryeqytetit që do të ndërrojë jetë do të varroset në mes të rrugës, brenda rrethimit të varrezave.

Aktualisht të dyja varrezat publike që ka kryeqyteti janë të mbyllura, situatë kjo e paralajmëruar kohë më parë nga ndërmarrja funerale. Çështja e shpronësimit të parcelave të reja ka mbetur peng i procesit të miratimit nga Këshilli i Ministrave.

 





Të ngjashme