Tirana, pa pastruar plehrat. Ndërrmarrja “Nova e Kolega” pezullon akivitetin (30 Gusht 1998)


Tirana, pa pastruar plehrat. Ndërrmarrja “Nova e Kolega” pezullon akivitetin (30 Gusht 1998)

11:04 30/08/1998

Tirana mbetet e pa pastruar. Koshat e plehrave anës rrugëve janë plot. Ndërrmarrja Italiane “Nova e Kolega” që merrrej me pastrimin e qytetit ka pezulluar aktivitetin e saj ku shkak i pezullimit të punës është një borxh që ka firma Italiane në dëm të zyres së tatim taksave e cila ka vënë sekuestro mbi të. Ndërkohë që konflikti vazhdon plehrat në Tiranë sa vijnë e shtohen.

Rreth kësaj çeshtje është pyetur dhe kryetari i Bashkisë Tiranë Albert Brojka. “Zyra e tatim taksave ka vënë sekuestron për firmën Italiane “Nova e Kolega” pasi kjo nuk shlyer detyrimet . Zyra e tatim taksave po vepron sipas ligjit. Por edhe ne si Bashki nëpërmjet Ministrisë së Punëve Publike nuk i kemi shlyer detyrimet që kemi me këtë firmë për pastrimin e një viti më parë.”-është shprehur ai./tvklan.al

Gazetar : Eduart Frangaj






Të ngjashme