Tirana paralizohet nga greva 24-orëshe e transportit urban
Tirana paralizohet nga greva 24-orëshe e transportit urban
Shpërndaje
15:36 14/02/2014Kaos dhe trafik i rënduar. Kështu mund të përkufizohet situata në rrugët e Tiranës gjatë së premtes. Greva 24 orëshe e transportit urban dhe moti me shi detyroi qytetarët të nxjerin në qarkullim të gjitha automjetet duke paralizuar kështu qarkullimin në shumë rrugë të kryeqytetit.Radhë kilometrike u krijuan në dy akset përgjatë lumit të Lanës, duke krijuar bllokim të qarkullimit për disa orë.Situatë e rënduar u vu re gjatë ditës edhe në kryqësimin e 9-katëshëve, atë pranë Bankës së Shqipërisë si dhe në nyjet hyrëse e dalëse të kryeqyteteit si rruga e Kavajës dhe Zogu i Zi.Greva 24 orëshe e autobusëve urbane nisin që në mëngjes herët.Autobuset nuk kanë dalë nga vendparkimet e tyre, duke bërë që vendet e parashikuara për to të zihen nga taksitë apo automjetet private.Kjo është e para herë që në kryeqytet mungon totalisht transporti urban. Greva e urbanëve ka çuar në protestën e dytë të qytetarëve përpara ministrisë së transporteve.Organizatore e grevës është sindikata e pavarur e punonjësve të transportit. Arsyeja: punonjësit e saj nuk kanë marrë pagat prej 4 muajsh.Sindikata paralajmëron se nëse qeveria nuk do t’i japë zgjidhje situatës, kjo greve do të pasohet nga një grevë e përgjithshme e të gjithë transportit e udhëtarëve në vend.Urbanët e Tiranës do t’i rikthehen punës të shtunën.