Tirana përgatitet për Dinamo Tbilisin
Egbo: Janë më lart se ne psikologjikisht
Emanuel Egbo është duke përgatitur Tiranën për sfidën e kualifikueseve të Champions League ndaj Dinamo Tbilisi. Gjatë stërvitjeve në Pogradec, tekniku bardheblu, po tenton të rikthejë ekipin në formën më të mirë, veçanërisht sa i përket aspektit psikologjik, për të qenë të barabartë me kundërshtarët.
“Nga ana psikologjike janë pak më lart se ne, por edhe ne nuk jemi jashtë ritmi”.
Një vështirësi për Egbo përfaqësojnë lojtarët që po vijnë pasi duhet që shumë shpejt të përshtaten me grupin si dhe të arrijnë kondicionin e duhur fizik. Egbo është optimist madje nuk ka frikë të tregojë edhe objektivët për garat europiane.
“Do të tentojmë kualifikimin në grup, por edhe në grupet e Europa League kam besim”.
Ndeshja e Tiranës me Dinamon e Tbilisit do të mbahet në stadiumin “Boris Paichadze”, në kryeqytetin gjeorgjian më 19 Gusht.
Tv Klan