Tirana, qyteti pa trotuare (01 Gusht 1998)


Tirana, qyteti pa trotuare (01 Gusht 1998)

11:28 01/08/1998

Tiranën mund ta cilësojmë si qytetin e vetëm pa trotuare. Makina të vogla e të mëdha. Kamionë të ngarkuar me materiale ndërtimi dhe me makina të tjera që kryeqyteti është i mbushur çdo ditë. Kjo është pamja e parë që të shfaqet para syve para çdo rruge apo rrugice të Tiranës.

Trotuarët apo të thëna ndryshe rrugët e këmbësorëve ekzistojnë por shërbejnë si parking për makinat, tregje shitje apo lavazhe. Njerëzit nuk arrijnë të dallojnë se ku duhet të kalojnë apo ecin pa u rrezikuar nga përplasja e automjeteve.Në kryeqytet duket sikur trotuar do të thotë më shumë vendi ku ecin makinat sesa kalimtarët./tvklan.al

Gazetar : Eduart Frangaj






Të ngjashme