Tirana rikthehet në Superligë


Tirana rikthehet në Superligë

17:07 17/05/2018

“Kur ranë nga kategoria ata kanë qarë dhe nuk e di pse nuk duhet të festonin tani për fitimin e një titulli sepse për një pjesë të lojtarëve ishte trofeu i parë,

kështu shprehet Ze Maria

.

Në rikthimin e Tiranës në Superiore priste diçka tjetër. Por nuk e priste që tifozët, lojtarët dhe as klubi të mos e festonin këtë moment.

“Titulli dje duhej festuar nga të gjithë, edhe nga klubi. Kam mbetur i habitur pasi ky është një moment gëzimi. Kam parë skuadra të mëdha që kanë rënë nga kategoria dhe kanë mbetur aty gjatë”.

Duke lënë pas krahëve vështirësitë dhe gëzimet e sezonit në Kategorinë e Parë, tashmë i duhet të mendojë për të ardhmen

“Do kërkojmë të projektojmë skuadrën e re, do të përcaktojmë kontratat, fazën përgatitore. Unë vetë do të ulem me presidentin në ditët e ardhshme për të përcaktuar një marrëveshje për vitet e ardhshme dhe të vazhdojmë të punojmë bashkë”.

Mbi të gjitha forcimi i skuadrës, është projekti më i rëndësishëm, për të përballuar një sezon në Superligë.

“Na duhen të paktën nga 2 lojtarë të fortë për çdo pozicion. Kjo do të rrisë konkurrencën brenda skuadrës. Tirana duhet të luajë për të gjithë trofetë”.

Klubi ia ka dhënë garancitë financiare Brazilianit për sezonin e ardhshëm. 

“Për ambientin ku është Tirana maksimumi nuk mjafton. Tirana në Shqipëri duhet të jetë si Juventus, Barcelona, Real Madrid, Bayern. Këtë mentalitet duhet të ketë, të kryesojë kampionatin, vendi i dytë dhe i tretë nuk ekzistojnë. Tirana duhet të ecë përpara, të tjerat duhet ta ndjekin”.

Me rikthimin në Superligë, trajneri shpreson në rikthimin e tifozëve në stadium.

“Shpresoj që tifozët të rikthehen, sepse presidentët ikin e vijnë, trajnerët dhe lojtarët po ashtu, ndërsa tifozët janë aty përherë. Mund të ndodhë gjithçka, por tifozët duhet ta mbështesin skuadrën gjithmonë”.

Tv Klan






Të ngjashme