Tirana rikthehet nga turneu përgatitor në Hungari (8 Shtator 2000)
Është kthyer skuadra kampione nga turneu përgatitor që zhvilloi në atdheun e dy trajnerëve të rinj ku zhvilloi katër takime miqësore nga të cilat dy i fitoi me rezultatin 2-0 dhe 7-1, ndërsa dy takimet e tjera i humbi. Në seancën e parë stërvitore pas kthimit nga Hungaria, për Tv Klan folën trajneri dhe kapiteni Ali Mehmeti.
“Ishte një eksperiencë shumë e mirë që fituam atje. Megjithatë do t’a tregojnë ditët dhe javët në vazhdim gjithashtu dhe kampionati. Ishalla do t’a realizojmë me sukses.”/tvklan.al