Tirana shkon në finalen e Kupës
Ekipi tjetër do të përcaktohet pas takimit Teuta – Kukësi
Tirana është ekipi i parë finalist i Kupës së Shqipërisë. Fitorja 2 – 0 në sfidën e kthimit me Bylisin në kryeqytet kualifikoi bardheblutë.
Golat u shënuan nga Muçi dhe Hoxhallari në pjesën e parë. Përballja e parë e luajtur më 2 Korrik në Ballsh u mbyll me fitoren 2 – 1 me përmbysje të mallakastriotëve dhe po hetohet nga Komisioni i Etikës për trukim.
Finalisti tjetër i Kupës së Shqipërisë do të vendoset pas takimit Teuta – Kukësi që do të nisë sot në orën 20:45. Takimi parë u mbyll pa gola.
Tv Klan