Tirana uron tifozët edhe me shqipen e Merveille
Atmosfera e festave ka përfshirë edhe ekipin e futbollit të Tiranës, që gjeti një mënyrë të veçantë për të uruar tifozët e saj. Bardheblutë publikuan një videomesazh me pjesëmarrjen e lojtarëve dhe një tifozi si Mario. Futbollistët përshëndetën përkrahësit e tyre dhe mes urimeve ishte ai i kongolezit Merveille, natyrisht në shqip.
Në këtë atmosferë të festave të fundvitit janë bërë pjesë edhe disa futbollistë të Kombëtares, në mesazhet e shpërndara nga ekipet e tyre. Amir Abrashi i cili është parë pak në fushë gjatë ndeshjeve të fundit me Freiburg u kujdes që mesazhi i skuadrës të tij të shkojë për të gjithë shqiptarët.
Tv Klan