Tirana vërshon në rrugë dhe tregje
Në shumë raste nuk respektohen masat
Jemi në mesin e pandemisë së koronavirusit, por këtë të shtunë rutina e kryeqytetit i ngjante një dite normale.
As masat shtrënguese të ndërmarra nga qeveria nuk mjaftuan për të frenuar popullimin e rrugëve me qytetarë të shumtë.
Tregjet po ashtu. Në këto kushte, jo gjithnjë u respektua radha e distanca. Më e kontrolluar ishte situata nëpër markete dhe furrat e bukës.
Qarkullimi i shtuar i automjeteve krijoi trafik në disa prej akseve kryesore të Tiranës.
Orës 13:00 te se shtunës që i paraprin izolimit prej 48 orësh, të parat që ju binden ishin bizneset. Po ndryshe ndodhi me qytetaret dhe makinat, që me gjithë se numri i tyre u pakësua, vijuan lëvizjen nëpër kryeqytet.
Tv Klan